Sigurimi i Pronës
Imagjinoni të jeni pronar të njërës nga këto objekte:
Fabrika, Qendra tregtare, Objekte industriale, Hotele, Restauronte, Pompa te benzinës, Dyqane dhe Zyra te ndryshme, Shtëpi, Banese, Vila, pushimore etj.
Dhe imagjinoni sikur këto gjera të godasin pronën tuaj:
– Zjarri, Rrufeja, Eksplozioni, Përplasje ose Rënia e avionit.
– Tërmeti
– Stuhia
– Breshëri Përmbytja dhe rrjedhja e Tubacioneve
– Rrëshqitja
– Thyerja e xhamave
– Vjedhja me thyerje
– Përgjegjësia Publike
– Ndërprerja e Biznesit
Ne fund imagjinoni të jetë dikush që ju siguron nga këto fatkeqësi.
Nëse keni nevoje për një sigurim gjithëpërfshirës për veturën tuaj, në Kosovë dhe jashtë saj nga çfarëdo ngjarje e cila mund të shkaktojë dëmtim të veturës atëherë mos kërkoni tjetër.
Sigurimi Kasko ofron mbrojtje të gjerë për veturën tuaj ndaj humbjeve dhe dëmtimeve që mund të pasojnë nga:
– Përplasja, përmbysja, thyerja e xhamave
– Zjarri , eksplozioni, rrufeja
– Katastrofat natyrore
– Vjedhja
Sa herë kemi nënvlerësuar shqetësimet për shëndetësore për arsyeje financiare, duke pritur deri sa dhimbjet janë bër të paduruara për të shkuar te mjeku?
Me ne nuk duheni të mendoni për të shkuar të mjeku, gjendja juaj financiare nuk duhet të ju shqetësoj.
Ne ju sigurojmë për këto shërbime:
Çdo drejtues i mjetit motorik është i obliguar që të kontraktojë sigurimin e auto përgjegjësisë në raste të aksidenteve. Ky sigurim do të mbulojë dëmet që ju I shkaktoni palëve të treta deri në limitet e parapara me Ligjet në fuqi.
Premia që do të paguani për ketë sigurim kalkulohet automatikisht në bazë të historisë tuaj të aksidenteve të mëparshme dhe nëse ju nuk keni shkaktuar aksident vitin e kaluar atëherë do te fitoni bonus dhe anasjelltas. Për te llogaritur preminë tuaj ju lutem kontaktojeni zyrën tonë më të afërt.
Në mesin e shumë kompanive bëjeni përzgjedhjen e duhur duke zgjedhur më të besueshmen SIGURIA.
Mos kërkoni tjetër!
Në Kosovë çdo ditë shënohen raste të aksidenteve çoftë të lehta ashtu edhe të renda, të cilat kanë kosto të lartë të shpenzimeve. Ju mund ti parandaloni këto shpenzime me një hap të vetëm duke u siguruar nga Aksidentet Personale.
Mund të zgjedhni se për çfarë shume doni të jeni të mbuluar përgjatë vitit dhe do të paguani preminë e sigurimit varësisht prej limitit që keni zgjedhur. Për të pasur mendjen edhe më të qetë ju mund të shtoni në sigurim edhe bashkëshortin dhe fëmijët tuaj,
Sigurimi nga aksidentet personale nuk mbulon vetëm aksidentet e mëdha që rezultojnë me vdekje por edhe aksidentet e vogla që ndodhin në baza ditore si: djegiet gjatë gatimit, lëndimet në punë apo rrëzimi, lëndimi i fëmijëve etj.
Dëmtime të cilat mund të lindin nga ngjarje aksidentale, të papritura, te paparashikuara, të dhunshme, që veprojnë nga jashtë dhe që shkaktojnë dëmtime fizike që janë objektivisht të vërtetueshme.
Polica nga Aksidentet personale paguan për:
– Vdekje aksidentale
– Invaliditet
– Shpenzime mjekësore
– Kompensim ditor
Për më shumë informacione ju lutemi kontaktoni pikën më të afërt të shitjes.
Udhëtimet jashtë vendit janë një eksperiencë e bukur duke filluar që nga planifikimi i udhëtimit e deri te nisja. Sidoqoftë ngjarje të paparashikuara si sëmundje apo aksidente mund të ju ndodhin dhe si pasojë ju mund te gjendeni përballë një situate ku do të ju duhet të paguani shuma të mëdha parash për mjekim dhe si pasojë do të ju duhet të ndërprisni pushimet tuaja.
Parandaloni situatat e pakëndshme me vetëm një Police Sigurimi.
Partneri ynë SAS Assistance do të ju shoqëroje gjatë gjithë rrugëtimit tuaj duke ju ofruar këshilla mjekësore në cilindo shtet të botës që ju ndodheni.
Siguria, udhëton me ju!
Për informata më të hollësishme rreth “Kushteve të përgjithshme të shëndetit në udhëtim”, ju lutem klikoni në këtë vegëz.
Mbrojeni shtëpinë tuaj brenda dhe jashtë. Siguroni të gjitha gjërat që për ju janë të vlefshme dhe të cilat I ruani në shtëpi sepse ngjarje te papritura dhe të paparashikuara mund të ju ndodhin në çdo kohë.
Zjarri dhe rreziqet tjera natyrore janë të paparashikueshme dhe ju nuk do të mund të i ndalni, por ju mund të i eliminoni komplet shpenzimet e riparimit të dëmeve duke u siguruar me ne.
Pushoni të qetë në shtëpinë tuaj pa u shqetësuar se çka mund të ju dëmtojë.
Siguria, Shtëpi, e ëmbla shtëpi !
Për detajet tjera kontakto zyrat tona
Çdo lloj biznesi qoftë i vogël I mesëm apo i madh i nevojitet mbrojtje komplete kundër humbjeve eventuale.
Në biznes posedimi dhe bartja e parave shkaktojnë shqetësim të madh për atë që i ka në përkujdesje sepse ngjarje te papritura si plaçkitje apo vjedhja mund të ndodhin në çdo kohë dhe në çdo vend.
SIGURIA mund te ju ndihmojë që të tejkaloni situatë të tilla duke ju mundësuar që ta keni situatën nën kontroll me një Policë të sigurimi të parave. Mos humbisni kohë më shumë sepse ne jemi adresa e duhur për ju.
Siguria – kasaforta juaj.
Kërko më shumë informacione në njërën nga zyrat tona.
Ky lloj sigurimi është I dizajnuar ashtu që të mbulojë të gjitha rreziqet që mund ti kanosen objekteve që janë ne fazën e ndërtimit duke filluar që nga ndërtimi I shtëpive, banesave dhe deri në ndërtimin e objekteve të larta, urave të ndryshme etj.
Me anë të kësaj kontrate sigurohen:
• Vlera e punimeve,
• Makineritë,
• Heqja e mbeturinave,
• Përgjegjësia ndaj palëve të treta për dëmet trupore dhe materiale (përjashtuar të punësuarit).
Dhe më tepër, ky sigurim do të mbulojë edhe:
Dëmet që vijnë si rezultat i punimeve të kryera edhe për një periudhë 12 mujore, pas përfundimit të punimeve (Periudha e Mirëmbajtjes).
Për më shumë informata kontakto zyrën më të afërt.
Siguria, puno i qetë.
Siguria ofron mbulim për të gjitha rreziqet ndaj të cilave mallrat janë të ekspozuara gjatë udhëtimit të siguruar, deri sa rreziqet specifike nuk janë të përjashtuara shprehimisht.
Format kryesore të mbulimit janë:
Mbulimi i rrezikut A
Mbulimi i rrezikut B
Mbulimi i rrezikut C
– Niveli i mbulimit “A”, përfshin të gjitha dëmet që pëson malli, të shkaktuara nga ngjarje që përcaktohen si të rastit, të paparashikuara, aksidentale dhe të papritura.
– Niveli i mbulimit “B”, përfshin dëmet që i shkaktohen mallit nga shkaqet e emërtuara vijuese: zjarr, eksplozion, aksidente te mjeteve te transportit (përplasje me një mjet tjetër çfaredo, nxjerrje ne breg, fundosje, përmbysje, dalje nga shinat), shkatërrim i ngarkesës (mallit) nga rënia prej vinçit e çdo lloi gjatë ngarkim-shkarkimit, rënia e ujit të lumit, liqenit, detit ne bord te mjetit transportues.
Dëmet që shkaktohen nga fuqi madhore si tërmeti, shpërthimi vullkanik, rrufeja, gjithashtu mbulohen edhe shpenzimet takuese të mallit përcaktuar prej Avarisë së Përgjithshme dhe Shpenzimet e Shpëtimit.
– Niveli i mbulimit “C”, përfshin dëmet që i shkaktohen mallit nga shkaqet e emërtuara vijuese: zjarr, eksplozion, aksidente të mjeteve të transportit (njëlloj si përshkruar në nivelin e mësipërm “B”), shpenzimet takuese të mallit përcaktuar prej Avarisë së Përgjithshme dhe Shpenzimet e Shpëtimit.
Siguria, për fragjilitetin e mallit tuaj!
SIGURIA është lider i garanci neve në treg, me një vëllim të madh shitjesh dhe një raport të shkëlqyeshëm financiar.
Burokracia e madhe për lëshimin e gradacioneve është një pengës shumë e madhe për bizneset kurse qasja ynë është ndryshe nga ajo e tregut dhe është treguar shumë e suksesshme.
E tërë procedura deri në lëshimin e gradacionit kryhet me 4 hapa të thjeshtë:
Siguria, garancia e juaj!
Bashkohuni familjes sonë të madhe
Shërbim profesional dhe i shpejt
Konsulencë falas për të gjitha nevojat tuaja
Ofertat më të mira në treg për sigurime