Siguria Logo
english | shqip

Risigurimi

Risigurimi

Ç'farë është marrëveshja e Risigurimit
    

Duke patur parasysh zhvillimin e tregut dhe objektivat që kërkojmë të arrijmë në lidhje me produktet e pronës është e pa mundur që kompania me ato kapitale që ka në zotërim ti bëjë ballë dëmeve të cilat mund të ndodhin dhe të cilat mund të kenë një ashpërsi të lartë. Për këtë arsye një pjesë e rrezikut transferohet tek risiguruesit, të cilët edhe keta nuk e mbajnë vetë të gjithë këtë rrezik por e ndajnë midis tyre.

Ka dy mënyra për t’u kryer risigurimi të cilat janë:

• Fakultative pra që çohet në risigurim çdo risk që merret në sigurim.

• Me marrëveshje sipas së cilës bihet dakort në fillim të një periudhe 12 mujore për kushtet e termat e marrjejs në sigurim dhe siguruesi nuk ka nevojë të kërkojë risigurim per çdo rrezik, por në fund të periudhes 12 mujore vetëm raporton ato rreziqe që janë marrë në sigurim gjatë kësaj periudhe.

risigurimi

Duke patur parasysh se mënyra e dytë ka shpenzime administrative dhe kosto më të ulët dhe i jep një liri veprimi më të madhe kompanise se sigurimit, e bën kompaninë më konkuruese në treg, i jep kompanisë besueshmeri më të madhe ndaj klienteve pasi portofoli është i risiguruar në Londer ne kemi kryer të gjitha procedurat për lidhjen e një marreveshje të tillë.

Kompania jonë është përkujdesur që të zgjedhë risiguruesit me nivel të lartë internacional që të sigurojë portofolin e saj, me qëllim që as në të mos dështojmë për të mos dështuar as ju kurrë.


Kompanitë e sigurimeve lidhin marrëveshje me risiguruesit dhe në atë mënyre janë të mbuluara automatikisht të gjitha rreziqet që mund të ndodhin dhe që kalojnë një limit të caktuar të paraparë nga vetë kompania e sigurimeve.

Kompania e sigurimeve “Siguria” me anë të risguruesve të saj nga e gjithë bota si: USA, UK, DANIMARKA, POLONIA, QIPRO, etj ... ju ofron risigurim që e kanë te gjitha vendet evropiane.

Më posht mund të njoftoheni me kompanitë risiguruese dhe brokere me të cilat bashkëpunon kompania jonë:

Swiss Re
www.swissre.com
Zurich,Zwitzerland

LLOYD'S Syndicate
London, UK
www.lloyds.com

ACE European Group Limited
www.acelimited.com
London,UK

Willis Limited
www.willis.com
London,UK

ARB International Ltd
London, UK
www.arbint.co.uk

QBE Reinsurance Limited,
Dublin, Eire
www.qbe.com

TRYG-BALTICA
Forsikring International Forsikringsselskab A/S, Denmark
www.tbi.dk

Everest Reinsurance Company,
UK Branch, USA
www.everestre.com

MITSUI SUMITOMO
Reinsurance Limited, Eire

Polish Re
www.ptr.com.pl
Warsaw,Poland

Beauchamp & Savrassov Limited / Cooper Gay
www.bsav.com
www.coopergay.com
Minsk,Belarus


Alliance International
Reinsurance Company Limited, Cyprus

Produktet

Për të plotësuar nevojat tuaja, ne kemi krijuar shumëllojshmëri produktesh, zgjidheni atë që ju përshtatet më së miri!

Ri-Sigurimi

Duke patur parasysh zhvillimin e tregut dhe objektivat që kërkojmë të arrijmë në lidhje me produktet e pronës është e pa mundur që...


Nuk ofrojnë mbulesë, garancion dhe shërbim të barabartë. të gjitha kompanitë e sigurimeve.
SIGURIA do t'ju ndihmojë ta zgjedhni mbulesën më adekuate për ju...