Siguria Logo
english | shqip

Shëndeti në udhëtim

 Shëndeti në udhëtim 

Udhëtoni të sigurtë          
 
Kompania e sigurimeve SIGURIA në bashkëpunim me Speciality Assistance Service SAS, ju ofron sigurimin ndërkombëtar i cili mbulon shpenzimet mjeksore, aksidentet personale, dhe shpenzimet e riatdhesimit në më shumë se 200 vende të botës përfshirë edhe Amerikën dhe Kanadane.

Sigurimi ne Udhetim 

Më lehtë deri te viza

Policën e sigurimit të cilën ju ofron Kompania e Sigurimeve Siguria e njohin të gjitha Ambasadat me rastin e lëshimit të vizave hyrëse si garancion për mbulimet e shpenzimeve mjeksore jasht vendit.

Kompania e Sigurimeve SIGURIA i mbulon të gjitha shpenzimet mjeksore, shpenzimet e riatdhesimit si dhe aksidentet personale në vendet e huaja.
NA KONTAKTONI

Kjo kontratë mbulon shpenzimet e paraqitura më poshtë, për udhëtarët të cilët janë siguruar më këte kontratë, gjatë qëndrimit të tyre jashtë territorit të Kosovës dhe brenda periudhës së sigurimit. Shuma e sigurimit të përcaktuar në policë është vlera maksimale për të cilën Siguruesi mban përgjegjësi.

Seksioni 1: shpenzimet mjekësore 

Shpenzimet të cilat janë të mbuluara nga ky seksion janë si më poshtë:

• Shpenzime për ndihmë të shpejtë mjekësore-spitalore dhe kurim si dhe shpenzimet e arësyeshme dhe të nevojshme për riatdhesimin e personit të siguruar si rezultat i sëmundjes ose dëmtimit fizik gjatë periudhës së sigurimit.
          
• Shpenzime të arsyeshme udhëtimi dhe hoteli të një të afërmi apo shoku (i cili mund të mos jetë i mbuluar) të cilit i kërkohet raport i shkruar mjekësor që të udhëtojë, qendrojë apo shoqërojë personin e siguruar nëse ai dëmtohet rënde gjatë periudhës së sigurimit. Këto shpenzime janë të kufizuara me koston e udhëtimit ajror si dhe 100 Euro në ditë për shpenzime akomodimi për një maksimum prej shtatë ditësh.

• Shpenzimet funerale jashtë teritorit të Shqipërisë dhe/ose kostoja e transportit të kufomës apo hirit të personit të siguruar për në vendin e banimit të treguar në policë nëse ai vdes gjatë periudhës se mbulimit. Vlera maximale e mbulimit deri në 10,000 Euro. Mbulimi i kësaj vlere bëhet mbas miratimit nga Risiguruesi.

Sigurimi ne udhetim


Seksioni 2: shpenzimet e  riatdhesimit

Siguruesi do të mbulojë riatdhesimin apo trajtimin e një personi të sëmurë apo të dëmtuar seriozisht duke paguar qeranë e një mjeti transporti, të një ambulance ajrore ose përdorimin e linjes së rregullt ajrore përfshire shoqërues të kualifikuar, të vërtetuar si të nevojshëm nga mjeku dhe autorizuar nga siguruesit apo agjentet e tyre. Vlera maksimale për këtë mbulim shkon deri 20,000 Euro.

Seksioni 3: mbulimi për aksidentet personale

Sipas këtij seksioni do të mbulohen dëmtimet trupore të një personi të siguruar shkaktuar vetëm dhe drejtpërdrejtë nga mjete aksidentale të dhunëshme, të jashtme dhe të dukshme. Dëmtime këto të cilat kanë ndodhur gjatë periudhës së sigurimit. Këtu përfshihet gjithashtu ndodhja rastësisht e një fatkeqësie të një mjeti ajror apo ujor me të cilin udhëton personi i siguruar.

Sipas këtij seksioni do të mbulohen aksidentet e thëna më sipër të cilat sjellin si pasojë vdekjen aksidentale, humbjen e një apo dy gjymtyrëve, humbjen e shikimit në një ose në të dy sytë. Vlera maximale e mbulimit është deri 10,000 Euro. Paaftësinë e përherëshme totale. Vlera maximale e mbulimit është deri 10,000 Euro.

Shuma maximale e të gjitha dëmshpërblimeve të paguara sipas këtij seksioni për një ose më shumë dëmtime të paguara nga një person i siguruar, nuk do të kalojë 10,000 Euro.®Acrobat Reader, nëse nuk e keni të instaluar në kompjuterin tuaj, klikoni këtu që ta shkarkoni FALAS

Produktet

Për të plotësuar nevojat tuaja, ne kemi krijuar shumëllojshmëri produktesh, zgjidheni atë që ju përshtatet më së miri!

Ri-Sigurimi

Duke patur parasysh zhvillimin e tregut dhe objektivat që kërkojmë të arrijmë në lidhje me produktet e pronës është e pa mundur që...


Nuk ofrojnë mbulesë, garancion dhe shërbim të barabartë. të gjitha kompanitë e sigurimeve.
SIGURIA do t'ju ndihmojë ta zgjedhni mbulesën më adekuate për ju...