Siguria Logo
english | shqip

Sigurimi i pronës

Sigurimi i Pronës

Sigurimi i Prones 

Prona juaj mund te sigurohet me policën e pronës dhe do të jetë mbrojtja më e mirë e investimit tuaj, Ju mund të siguroni:

• Objektet industriale
• Hotelët dhe restoranët
• Pompat e benzenës
• Dyqanet dhe qendrat tregtare
• Zyrat, ndërtesat administrative
• Bankat etj

Polica e sigurimit të pronës përbëhet prej 3 seksioneve që janë pjesë përbërëse e kësaj police të cilat do ti ilustrojmë më poshtë:

Seksioni I     Sigurimi i pronës
Seksioni II    Ndërprerja e biznesit
Seksioni III   Përgjegjësia publike


Seksioni I: SIGURIMI I PRONËS
Siguruesi dëmshpërblen të siguruarin për humbjen e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e ketyre rreziqeve:

• Zjarri,
• Rrufeja,
• Eksplosioni.
• Rënia e avioneve apo pjesëve të tyre,
• Termeti,
• Stuhia,
• Breshëri,
• Përmbytja
• Rrëshqitja e tokës
• Thyerja e xhamave
• Vjedhja

Sigurimi i Prones


Seksioni II: NDËRPRERJA E BIZNESIT
Siguruesi dëmshpërblen të siguruarin për ndërprerjen e veprimtarisë së biznesit si rrjedhojë e rreziqeve të sigurimit të përcaktuar në seksionin I.

Seksioni III: PËRGJEGJËSIA PUBLIKE
Siguruesi dëmshpërblen të siguruarin për përgjegjesine publike te shkaktuar nga rreziqet e përmendura në seksionin I dhe atë për:
Dëmtime trupore (përfshire vdekjen, sëmnundjen ose plagosjen ndaj personave)
Humbje ose dëmtime pasurore, të ndodhura gjatë periudhës se dëmshperblimit, por përjashtuar përgjegjësia e produktit.

Produktet

Për të plotësuar nevojat tuaja, ne kemi krijuar shumëllojshmëri produktesh, zgjidheni atë që ju përshtatet më së miri!

Ri-Sigurimi

Duke patur parasysh zhvillimin e tregut dhe objektivat që kërkojmë të arrijmë në lidhje me produktet e pronës është e pa mundur që...


Nuk ofrojnë mbulesë, garancion dhe shërbim të barabartë. të gjitha kompanitë e sigurimeve.
SIGURIA do t'ju ndihmojë ta zgjedhni mbulesën më adekuate për ju...