Fjala hyrëse e menaxhmentit të kompanisë
Sigurimet në botën e moderuar janë bërë domosdoshmëri e punës.
I tërë suksesi në biznes mvaret nga marredhëniet korrekte me
partnerët e saj dhe siguria është determinante kyqe e zhvillimit
dhe rritjes së një biznesi.
Me anë të sigurimeve krijohet një klimë e sigurt për të vazhduar
punën e mëtutjeshme drejt suksesit.
Me anë të sigurimeve të ndryshme kompanitë e mëdha sigurojnë
kapitalin e tyre dhe pronën si dhe të gjitha të mirat e tyre
të krijuara me vite të tëra për të qenë të sigurt se në rast
të ndonjë fatkeqësie të mos humbin tërë atë që krijuan por
ato humbjet ti ndajnë me kompaninë tonë të sigurimeve ”Siguria”.
Suksesi i punës sonë matet me rritjen konstante të numrit të
klientëve tanë i cili sa vjen e shtohet, gjithashtu e pashmangshme
është edhe rritja e besimit të klientëve tanë gjë që na mundëson
edhe rritjen e kualitetit të ofertave tona dhe të detyrimeve që
dalin nga sigurimet.
Mund të them me plotë bindje se vitin që lam pas ishte vërtet vit
i sukseseve tona të njëpasnjëshme dhe karakterizohej nga:
• Rritja e vazhdueshme e klientelës sonë,
• Rezultate të shkëlqyeshme financiare,
• Pako të sigurimeve të reja për tregun tonë,
• Rritje e kualitetit të punës dhe të punëtorëve tanë,
e shumë progrese tjera në të gjitha fushat e sigurimeve.
Jeni të mirëseardhur.
Me respekt,
Drejtori i Përgjishëm
Rrahim Pacolli

Për të plotësuar nevojat tuaja, ne kemi krijuar shumëllojshmëri produktesh, zgjidheni atë që ju përshtatet më së miri!
Duke patur parasysh zhvillimin e tregut dhe objektivat që kërkojmë të arrijmë në lidhje me produktet e pronës është e pa mundur që...
Nuk ofrojnë mbulesë, garancion dhe
shërbim të barabartë. të gjitha kompanitë e sigurimeve.