Siguria Logo
english | shqip

Sigurimi i mallit në transport

Sigurimi i mallit në transport

Sigurimi i mallit ne transport

Ky lloj i sigurimit mbulon të gjitha rreziqet ndaj të cilave mallrat janë të ekspozuara gjatë udhëtimit të siguruar, deri sa rreziqet specifike nuk janë të përjashtuara shprehimisht.

Shuma e sigurimit konsiston në limitin e të gjitha dëmshpërblimeve për humbje ose dëme të shkaktuara nga një ose më shumë ngjarje.

Do të mbulohen me këtë lloj sigurimi të gjitha humbjet e shkaktuara nga:
Zjarri, Tërmeti, Aksidente të mjeteve të transportit, Shkarkimi i mallit në portin e fatkeqësisë, Sakrifica e avarisë së përgjithshme, Shpenzimet për shpëtimin e ngarkesës nga dëmtimet nga uji i detit etj.

Sigurimi mbulon rreziqet ndaj të cilave mallrat janë ekspozuar gjatë udhëtimit të siguruar, deri sa rreziqet specifike nuk janë përjashtuar shprehimisht. Format kryesore të mbulimit janë:

Mbulimi i rrezikut C
Mbulimi i rrezikut B
Mbulimi i rrezikut A

Mbulimi i rrezikut C
Ky sigurimi mbulon humbjen, dëmet dhe shpenzimet e objektit të sigurua të shkaktuara nga: zjarri, ekspozioni, aksidentet e mjeteve të transportit (përplasje, nxerrje në breg, fundosje, ngecje në cektire, përmbytje dalje nga shinat), shkarkimi i mallit në portin e fatkeqësisë, sakrifica e avarisë së përgjithshme, humbje ose dëmtim të mallit nga sakrifica e avarisë së përgjithshme, shpenzimet për shpëtimin e ngarkesës.
          
Mbulimi i rrezikut B
Mulon rreziqet e mbulimit C dhe i shtohen: tërmeti, shpërthimi vullkanik, rrufeja, rënja e ujit mbi bordin e anijes, dëmtimet nga uji i detit ose i lumit, humbja totale e pakove të veçanta gjatë ngarkimit dhe shkarkimit.

Sigurimi i mallit ne transport

Mbulimi i rrezikut A
Nuk emërtohen rreziqet por mbulohen: të gjitha rreziqet e humbjeve ose dëmeve të shkaktuara nga çdo ngjarje të rastit, të paparashikuar, aksidentale dhe të papritura.

Kontrata e sigurimit lidhet në bazë të një kërkese me shkrim nga ana e të siguruarit, e cila duhet të përmbajë të dhënat e poshtëshënuara :
 

Produktet

Për të plotësuar nevojat tuaja, ne kemi krijuar shumëllojshmëri produktesh, zgjidheni atë që ju përshtatet më së miri!

Ri-Sigurimi

Duke patur parasysh zhvillimin e tregut dhe objektivat që kërkojmë të arrijmë në lidhje me produktet e pronës është e pa mundur që...


Nuk ofrojnë mbulesë, garancion dhe shërbim të barabartë. të gjitha kompanitë e sigurimeve.
SIGURIA do t'ju ndihmojë ta zgjedhni mbulesën më adekuate për ju...