Siguria Logo
english | shqip

"Siguria" me produktet më të reja

Bisedë me drejtorin e pergjithshëm të kompanisë së sigurimeve “SIGURIA” Rrahim  Pacolli

SIGURIA’ me produktet më të reja


Kompania e sigurimeve “Siguria”, eshte  kompani lidere ne tregune e sigurimeve
dhe ofron njekohsisht nje laryshi produktesh te kesaj fushe .
Kompania ka ide qe edhe me tutje te modernizoj kete treg te rendesishem .
Drejtori I saj, Rahim Pacolli shpalos detaje per “Info Pres”.
 
INFOPRESS: Z.Pacolli kompania juaj radhitet ne poziten e par ne tregun e sigurimeve
ne Kosove .Sa jane te verteta keto te dhena ?
PACOLLI: Ju falenderoj se pari per kete interviste te qelluar , e cila  kam pershtypjen
se sa do pak do ta senzibilizoj opinionin e gjer rreth veprimtaris se sigurimeve qe kryen ne kosove si dhe rolin e ketyre kompanive ne jeten e secilit prej nesh .
Te dhenat qe ju I dispononi jan plotsisht te sakta te bazuar ne statistikat e autoritetit  qendror bankar te Kosoves .Poziten prej liderit te tergut e mbajm me vite radhazi dhe jemi mesuar qe veten ta shohim vetem aty dhe askun tjeter kurse ndonje renje eventuale dhe zbritje nga pozita do  te na  shtynte qe me kembngulje ta kthejm pozicionin tone.

INFOPRESS: Çka e dallon kompanine tuaj nga kompanit tjera?
PACOLLI: Ne Kosove momentalisht veprojn 9 Kompani  te Sigurimeve  prej te cilave 5 nga Kompanite jane Kompani Vendore .Ajo çka  KS “SIGURIA”  e ben  te dalloj nga Kompanit tjera eshte se pari mbulesa siguruese qe ofron kompania jone , efikasiteti , shpejtesia dhe korrektesia gjat procedurave te trajtimit te demeve ,besueshmeria e madhe dhe reputacioni qe kjo kompani gezon te klientet, sherbimet profesionele dhe te shpejta qe ofron  nga stafi professional I kompanise, portofoli I pasur me shum e shume produkte te sigurimeve qe njihen ne boten e moderuar te sigurimeve mbeshtetja e madhe qe na vjen nga risiguruesit e rangut me te larte botrore e cilesi te tjera qe vetem tek ne mund ti gjeni .

INFOPRES: Si ndahet tregu I sigurimeve te Kosoves ne mes te gjith ketyre Kompanive te sigurimt kur kemi parasysh se tregu ne Kosoeve eshte nje treg relativishte I vogel , na tregoni ju lutem ne shifra apo perqindje ?
PACOLLI: Per momentin nuk do te cekja ndonje shifer por kemi diku rreth 24% te tregut te pergjithshem , çka nenkupton se perqindja tjeter ndahet ne mes 8 kompanive tjera te sigurimeve .

INFOPRESS: Si behet zhdemtimi I demeve dhe sa jane palet e kenaqur me zhdemtimin e demeve ?
PACOLLI:Po vete fakti qe numri I  klienteve tane sa viej  e rritet, tregon majft qe ata jane te knaqur me sherbimet tona , sidomos me zhdemtim te cilit sherbim ne I japim nje rendesi te veqante .Demet  trajtohen nga nje grup ekspertesh te trajnuar  per vlersimin dhe zhdemtimin e demeve te shakatuar nga klientet tane dhe asnjeher nuk e kalon limitin e parapare  kohore per zhdemtim.Tregues pozitiv eshte edhe ripertrirja e polisave te sigurimit .Per komunikom te drejtperdrejte , kemi hapur edhe adresen elektronike demet@ks-siguria.com. Shpesh kemi edhe telefonata nga klientet qe shprehin falenderimet e tyre .

INFOPRESS: Aktualisht mungon sigurimi shendetsor I shendetit te Sherbimit Policor te Kosoves .Çka mendoni ne lidhje me kete çeshtje ?
PACOLLI: Mendimi im ndaj kesaj çeshtjeje eshte se ndaj ketyre pjestareve  te SHPK-se po behen padrejtesi e medha.Jane nder  kategorit me te rrezikuara te shoqeris ne Kosove , te gatshem dhe ne sherbim te poullit 24 ore, te pangopur sa duhet as me buk dhe mbi te gjitha pa nje sigurim shendetsore .Mendoj se ka ardhur koha kur Qeveria duhet te mendoj me zerjozisht rreth ketij fenomeni dhe ndaj fondet e nevojshme per sigurimin e shendetit te tyre , sepse me te vertet ky fenomen kun ndodhe askund ne bote.Me ane te sigurimit shendetsore ata do te mund te mbroheshin nga ndonje humbje e mundeshme financiare qe mund t’ju ndodhe si pasoje e ndonje lendimi eventuale gjate performimit te detyrave te tyre shpeshher mjafte te veshtira , si dhe do te siguronin egzistencen familjare te tyre ne raste se do te vi deri te pamundesia e kryerjes se ketyre detyrave te punes si rezultat I ndonje fatkeqesie.

INFOPRESS:  “ SIGURIA “ eshte treguar bujare edhe ndaj familjeve te varfra…
PACOLLI: Nuk do te doja te diskutoja kete çeshtje .Ndarjen e ketyre ndihmave , te cilat nuk I kam ndar pa asnje publicitet , por I kam ber per hi rte atyre shpirtrave te uritur e te pambrojtur, pa asnje ndihm apo mbeshtetje financiare nga ana e institucioneve shtetrore Zoti qoft me ta , kurse une çdo her qe do te me jepet mundesia do te veproj njejte. I takoj ketij populli dhe jam shum I ndjeshem karshi skamjes dhe vuajtjeve te tyre.

 

 

Produktet

Për të plotësuar nevojat tuaja, ne kemi krijuar shumëllojshmëri produktesh, zgjidheni atë që ju përshtatet më së miri!

Ri-Sigurimi

Duke patur parasysh zhvillimin e tregut dhe objektivat që kërkojmë të arrijmë në lidhje me produktet e pronës është e pa mundur që...


Nuk ofrojnë mbulesë, garancion dhe shërbim të barabartë. të gjitha kompanitë e sigurimeve.
SIGURIA do t'ju ndihmojë ta zgjedhni mbulesën më adekuate për ju...