Siguria Logo
english | shqip

Mos kërkoni tjetër , me ne i keni të gjitha

mmBisedë me zv. drejtorin gjeneral të Kompanisë së Sigurimeve "SIGURIA", Rahim Pacollin

"Mos kërkoni tjetër, me ne i keni të gjitha"!

Kompania e Sigurimeve "SIGURIA" ofron një gamë të gjerë shërbimesh në fushën e sigurimeve dhe atë të natyrave të ndryshme. Mund të përmend: sigurimin e pronës, sigurimin e bankave, sigurimin e parave në transport, sigurimin e aksidenteve personale, sigurimin e mjeteve motorike "Kasko", sigurimin e autopërgjegjësisë, sigurimin e të gjitha rreziqeve në ndërtim, sigurimin e përgjegjësisë publike.

Prishtinë, 2 maj - Në një bisedë me të përditshmen "Epoka e re", zv. drejtori gjeneral i Kompanisë së Sigurimeve "SIGURIA" flet për pozitën e kësaj kompanie në tregun kosovar të sigurimeve, shërbimet, klientelën dhe shërbimet e reja të hedhura së fundi në treg nga kjo kompani.

EPOKA E RE: Kur ka filluar aktivitetin Kompania e Sigurimeve "Siguria"?

Pacolli:
Kompania e Sigurimeve "Siguria" me punën e vet ka startuar më 5 qershor të vitit 2000, kur edhe ka filluar me ofrimin e shërbimeve të saj klientëve të vet.

EPOKA E RE: Momentalisht cila është shtrirja e kësaj kompanie në territorin e Kosovës. Sa filiale i ka kjo kompani?

Pacolli:
Kompania jonë për momentin i ka 12 filiale në tërë Kosovën, kryesisht në qendrat më të mëdha.

EPOKA E RE: Sa klientë i ka kompania?

Pacolli:
Sa i përket numrit të klientëve që ka për momentin, mund të them se numri i tyre përafërsisht sillet diku rreth 40 mijë klientë në tërë Kosovën.

EPOKA E RE: Cilat janë shërbimet që ofron "Siguria"?

Pacolli:
Kompania jonë ofron një gamë të gjërë shërbimesh në fushën e sigurimeve dhe atë të natyrave të ndryshme. Mund të përmend: sigurimin e pronës, sigurimin e bankave, sigurimin e parave në transport, sigurimin e aksidenteve personale, sigurimin e mjeteve motorike "Kasko", sigurimin e autopërgjegjësisë, sigurimin e të gjitha rreziqeve në ndërtim, sigurimin e përgjegjësisë publike.

EPOKA E RE: A ka ndonjë shërbim që kompania "Siguria" e ka hedhur së fundi në treg?

Pacolli:
Po. Si shërbime të reja në tregun tonë janë: sigurimi i parave në kasaforta dhe parave në transport, sigurimi i të gjitha rreziqeve gjatë ndërtimit, sigurimi i përgjegjësisë publike.

EPOKA E RE: Sa është e kënaqur klientela juaj?

Pacolli:
Klientela e "Sigurisë" besoj se është mjaft e kënaqur me shërbimet tona dhe kjo është rezultat i punës tonë, andaj edhe rezulton bashkëpunimi i ngushtë që kemi me klientët tanë. Rasti kur klientët na zgjedhin pikërisht neve si kompani për t'u siguruar nga rreziqet, tregon qartë besueshmërinë e tyre ndaj kompanisë sonë, ngase mbrojtjen nga rreziqet nuk mund t'ia besosh një kompanie të sigurimit e cila nuk të jep garancë të duhur se me të vërtetë do të të sigurojë nga rreziqet.

EPOKA E RE: Çka e dallon "Sigurinë" nga kompanitë tjera të sigurimeve?

Pacolli:
Parasëgjithash një portofol i pasur produktesh të mbështetura nga risigurues të nivelit të lartë. Shërbimi profesional dhe kujdesi ndaj klientëve tanë, bonuset e ndryshme që gëzojnë klientët tanë, efikasiteti në punë dhe përpjekjet tona që klienti të ndahet i kënaqur me ne etj. Ndoshta të gjitha këto edhe e bëjnë të dallohet nga kompanitë tjera.

EPOKA E RE: Cila është pozita e "Sigurisë" në tregun e sigurimeve në Kosovë?

Pacolli:
"Siguria" në tregun kosovar të sigurimeve mund të them se participon me rreth 20 për qind të tregut të përgjithshëm të sigurimeve.  
 

   NAIM ZEQIRI
EPOKA E RE
e hënë, 3 maj 2004 
 

Produktet

Për të plotësuar nevojat tuaja, ne kemi krijuar shumëllojshmëri produktesh, zgjidheni atë që ju përshtatet më së miri!

Ri-Sigurimi

Duke patur parasysh zhvillimin e tregut dhe objektivat që kërkojmë të arrijmë në lidhje me produktet e pronës është e pa mundur që...


Nuk ofrojnë mbulesë, garancion dhe shërbim të barabartë. të gjitha kompanitë e sigurimeve.
SIGURIA do t'ju ndihmojë ta zgjedhni mbulesën më adekuate për ju...