Bisedë me zv/drejtorin e Kompanisë së Sigurimeve "SIGURIA", Rahim Pacolli
Pacoll:
Siguria është lider i tregut kosovar të sigurimeve "Vet fakti që numri i klientëve tanë sa vie e rritet, tregon mjaft që ata janë të kënaqur me shërbimet tona, sidomos me zhdëmtimin të cilit ne i japim një rëndësi të veçantë. Dëmet trajtohen nga një grup ekspertësh të trajnuar për vlerësimin dhe zhdëmtimin e dëmeve të shkaktuara nga klientët tanë dhe asnjëhere nuk e kalon limitin e paraparë kohor për zhdëmtim", është shprehur mes tjerash drejtuesi i KS "Siguria", Rrahim Pacolli.
Prishtinë, 5 dhjetor – Në bisedën për “Epokën e re” zv/drejtori i Kompanisë së Sigurimeve “Siguria”, flet për sukseset e kompanisë në vitin që lamë pas, pastaj planet për vitin që sapo kemi hyrë, llojet e shërbimeve që ofron kjo kompani, nivelin e tyre dhe risitë e produkteve të sigurimeve të lëshuara së fundi në treg nga “Siguria”.
Epoka e re: Si e ka përmbyllur Kompania e Sigurimeve “Siguria“ vitin 2004?
Pacolli:
Viti që lamë pas për Kompaninë e Sigurimeve “Siguria” me të vërtetë ishte vit i sukseseve tona të njëpasnjëshme, të cilat normalisht erdhën si rezultat i punës tonë. E përmbyllëm këtë vit shumë të sukseshëm dhe dolëm me një volum të shkëlqyeshëm shitjesh dhe pas një auditimi që patëm në fund të vitit nga ekspertët e lëmisë së Sigurimeve ne u vlerësuam si Kompania më e Sukseshme e Vitit 2004 me notën 3 që njëherit është nota më e madhe që u ipet Kompanive të Sigurimeve nga Rregullatori yne BPK. Mirepo qka unë dua të them është se ky sukses yni nuk do të thotë që ne do të ndalemi këtu ku kemi arritur si të kënaqur me sukseset tona, por kjo ne na nxite edhe me shumë që sukseset tona mos të kenë të ndalur asnjëherë dhe gjithmonë të jemi prijës në tregun tonë të Sigurimeve, gjë që është edhe synimi i ynë kryesor.
Epoka e re: Cili ishte trendi i klientelës suaj për vitin që lamë pas?
Pacolli:
Klientela jonë shënoj një rritje enorme gjatë vitit 2004. Trendi i rritjes së klientelës tonë ishte shumë e madhe në krahasim me përqindjen e tregut Kosovar të Sigurimeve në përgjithësi, dhe shënon rritje sidomos në sigurimet vullnetare. Edhe pse sigurimet vullnetare për klientët tonë në fillimin ishin të panjohura apo pak te njohura, gradualisht ata filluan të vetëdijesohen për të mirat që sjellin sigurimet.
Kështu që ne sot numërojmë diku rreth 42’000 klientë në mesin e të cilëve përveq personave fizik kemi kliente gjigante që veprojnë në Kosovë, institucione, organizata, kompani, Banka të ndryshme etj që pa dyshim se është sukses për një Kompani të Sigurimeve në Kosovë ku konkurenca është shumë e ashpër dhe agresive në mes të Kompanive të Sigurimit.
Epoka e re: Cilat janë shërbimet që ofron momentalisht Siguria dhe a ka ndonjë risi?
Pacolli:
Kompania e Sigurimeve Siguria ofron të gjitha llojet e sigurimeve që i pranon tregu ynë Kosovar dhe që i mbështet risiguruesi ynë Lloyd’s, e ato janë:
• Sigurimi i pronës
• Sigurimi i banesës / shtepisë
• Sigurimi i objekteve nga të gjitha rreziqet në ndërtim
• Sigurimi i parave dhe letrave me vlerë
• Sigurimi i bankave
• Sigurimi i përgjegjësisë publike
• Sigurimi i autopërgjegjësisë
• Sigurimi Kasko
• Sigurimi nga aksidentet personale
• Sigurimi i shëndetit në udhëtim
• Sigurimi i mallit në transport
Pra portofoli ynë është i risiguruar dhe i mbështetur nga risiguruesit e nivelit të lartë botërorë dhe me të cilet në kemi një bashkëpunim të ngushtë.
Si produkt i ri në tregun tonë të sigurimeve është futur Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim i cili u përqafua menjeherë nga klientët tanë të cilët mendojnë të udhëtojne në vende të ndryshme jashtë Kosovës. Është pra një sigurim i cili kohëve të fundit është bërë i obligueshëm për ata që kërkojnë të marrin viza për në shtetet e ndryshme të botës dhe i cili mbulon të gjitha shpenzimet mjekësore, shpenzimet e riatdhesimit dhe aksidentet personale që u ndodhin palëve në vendet tjera jashtë Kosovës.
Epoka e re: Cili është vendi i “Sigurisë” në tregun kosovarë të sigurimeve?
Pacolli:
Kompania e Sigurimeve “Siguria” është Kompania numër një sipas të dhënave statistikore të publikuara nga BPK-ja pra jemi Lider Kompani në Kosovë. Shpresojmë se ne këtë vit do të korrim edhe më shumë suksese si rezultat i punës qe kemi bërë në vitin që lamë pas.
Epoka e re: Cilat janë planet për këtë vit?
Pacolli:
Planet tona për vitin e ardhshëm janë të shumta, dhe janë të hartuara mbi objektivat tona kryesore që synojmë ti arrijmë e ato janë;
• Të krijojnë një shërbim sa më cilësor për klientët tanë etj
• Të vendosin kompaninë në pozicion agresiv në treg
• Të veprojë si një lider në sigurimet vullnetare
Ne nuk bëjme plane të ngritura mbi baza të iluzioneve, ne punojmë me shumë se që bëjmë plane, ne nuk premtojmë por ne REALIZOJMË.
Epoka e re: Si e vleresoni tregun kosovarë të sigurimeve?
Pacolli:
E kemi parasysh që tregu është ai vendi ku takohen ofertat me kërkesat e konsumatorëve. Tregu Yne i Sigurimeve është një llojë tregu në të cilin përkundër nevojave, mundësitë janë të vogla për të blerë atë produkt, mirëpo ne kemi studiuar këtë treg dhe kemi gjetur rrugët dhe kanalet për të depertuar më lehtë deri te klientët tanë dhe të plotësojmë nevojat e tyre. Detyrë e jona mbetet ende sensibilizimi i publikut në lidhje me rëndesinë e sigurimit vullnetar. Kjo është në të mirë të sigurimit të interesave të klientëve duke e mbrojtur biznesin e tyre dhe duke u dhëne mundësi të zhvillimit të tyre të mëtutjeshëm.
Epoka e re: Cili është niveli i shërbimeve tuaja ndaj klientëve?
Pacolli:
Niveli i shërbimeve ndaj klientëve tanë është shumë i lartë. Në kompaninë tonë punojnë ekspertë të ndryshëm të lëmive të ndryshme e sidomos të lëmisë së sigurimeve. Kemi të punësuar staf të kualifikuar dhe të certifikuar nga instiucione ndërkombëtare të Sigurimeve. Klientët tek ne gëzojnë një tretman të veqantë, ata trajtohen nga punonjësit tanë me një kujdes të veqantë, derisa në shërbimet e tyre i kryejmë me efikasitet dhe përgjegjesi të lartë. Dhe në anën tjetër klientët në çdo kohë mund të ankohen për çdo shërbim nëse nuk ka qenë në nivel dhe çdo lëshim eventual i mundshëm dhe gjithsesi që ankesa e tyre do të trajtohet me shumë kujdes kur mirret parasysh motoja jonë qe klienti çdo here ka të drejtë, përjashtuar rastet e klientëve të papërgjegjshëm.
Gjithashtu vlenë të theksohet fakti se Kompania e Sigurimeve Siguria ka menduar edhe për klientët e saj qe nuk kanë kohë të vijnë në zyrat tona duke ju mundesuar atyre qe pyetesorët e sigurimeve të ndryshme të mund ti plotesojnë on-line përmes faqës tonë të internetit www.siguria.info, dhe aty do të mund të gjejnë edhe informacione të ndryshme rreth sigurimeve që u interesojnë.
Epoka e re: Si bëhet zhdëmtimi i dëmeve dhe sa janë palët e kënaqura me zhdëmtimin e dëmeve?
Pacolli:
Po vetë fakti që numri i klientëve tanë sa vije e rritet tregon mjaft që ata janë të kënaqur me shërbimet tona, sidomos me zhdëmtim të cilit shërbim ne i japim një rëndesi të veqantë. Dëmet trajtohen nga një grup ekspertësh të trajnuar për vlerësimin dhe zhdëmtimin e dëmeve të shkaktuara nga klientët tanë dhe asnjëherë nuk e kalon limitin e paraparë kohor për zhdëmtim.
Palët që kanë pasur aksident ndonjëherë edhe pas skadencës së afatit të policës prap kanë ardhur në kompaninë tonë që të ripërtërijnë sigurimin e tyre që do të thotë se atyre i është paguar dëmi përndryshe nuk do të ktheheshin më.
Të shumta janë falenderimet e palëve që na vijnë përmes telefonatave, faxit dhe emailave tonë, ku ata shprehin kënqesinë e tyre për shërbimet që u janë kryer, dhe patjetër që kjo do të thotë shumë për në.
Naim ZeqiriI
EPOKA E RE
e enjte, 6 janar 2005
Për të plotësuar nevojat tuaja, ne kemi krijuar shumëllojshmëri produktesh, zgjidheni atë që ju përshtatet më së miri!
Duke patur parasysh zhvillimin e tregut dhe objektivat që kërkojmë të arrijmë në lidhje me produktet e pronës është e pa mundur që...
Nuk ofrojnë mbulesë, garancion dhe
shërbim të barabartë. të gjitha kompanitë e sigurimeve.