
Prishtinë 7 Janar - Vetëm në Kosovë nuk aplikohet bonusi për pronarët e veturave, të cilët nuk kanë pasur aksidete në trafik Brenda atij afati sa kanë qenë të siguruar. Të drejtën e Bonusit e gëzojnë pronarët e veturave në të gjitha shtetet e perendimit nga 10 deri në 50 përqind, nëse nuk kanë patur aksident.
Kjo qështje ende nuk është e rregulluar në Kosovë, edhe pse për drejtuesit e kompanive të sigurimeve e drejta e bonusit është një e drejtë që duhet ta gëzojnë klientët, të cilet i sigurojnë veturat.
Sipas Halim Mujkut, përgjegjës për sigurimin e automjeteve në kompaninë Kosova e Re, BPK–ja (Autoriteti i Pagesave Bankare të Kosovës) me rregullorën e saj nuk e lejon zbatimin e bonusit. Në parim tha ai bonusi është e drejtë e të siguruarit, dhe kjo ekziston në të gjitha shtetet pernedimore, nëse i siguruari e ka përdorur automjetin e tij dhe nuk ka pasur aksident.
Bali Mahmuti zëvëndës drejtor në kompaninë e sigurimeve “Dardania” tha se kjo rregullore nuk e njeh bonusin.”Përpara kanë ekzistuar bonuset për pronarët e veturave të cilët nuk kanë pasur aksident, por tash jo”. Sipas tij, kompania Dardania ka bërë kërkesë në BPK për këtë qështje, por nuk ka rezultate. BPK-ja e mbron rregulloren e vet ndonëse e vetëdijshme se nuk është kjo rregullore e përkryer, por është më e mira që mund të ekzistojë për momentin“.
Ndërkaq Rrahim Pacolli, zv.drejtori i përgjithshëm i kompanisë së sigurimeve Siguria, tha se tash për tash nuk mund të aplikojmë këtë, sepse nuk lejon rregullorja e BPK-së.
Sipas tij kjo qështje mbetet të shihet në të ardhmën. ”Në të ardhmën mund të presim një gjë të tillë, por vetëm nëse një rregull e tillë aprovohet nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës”, thotë Pacolli.
Për të plotësuar nevojat tuaja, ne kemi krijuar shumëllojshmëri produktesh, zgjidheni atë që ju përshtatet më së miri!
Duke patur parasysh zhvillimin e tregut dhe objektivat që kërkojmë të arrijmë në lidhje me produktet e pronës është e pa mundur që...
Nuk ofrojnë mbulesë, garancion dhe
shërbim të barabartë. të gjitha kompanitë e sigurimeve.