
Sigurimi i objekteve të banimit nga rreziqet
Të pasur për blerje shtëpish-banesash, Fukarenj për sigurimin e tyre Qytetarët e Prishtinës kanë para për të investuar (dhjetëra dhe qindra mijëra euro) për blerjen e banesave ose shtëpive, por "nuk kanë" para (100-150 euro) për t'i siguruar ato nga rreziqet e ndryshme.
Janë të rallë qytetarët që bëjnë sigurimin e shtëpive ose banesave të tyre.
Sikur Daut Bytyqi ta kishte siguruar banesen e tij në ndonjërën nga kompanitë e sigurimeve, atij do t’i kompensohej dëmi i shkaktuar për banesën,të cilën ia dogji tymtari i furrës së bukës . Qytetarët e Prishtinës kanë para për të blerë për dhjetëra dhe qindra mijëra euro banesë ose shtëpi, por “nuk kanë” 100-150 euro për t’i siguruar ato nga reziqet e ndryshme. Ndërsa, zyrtarët e kompanive të sigurimeve shpjegojnë në forma të ndryshme problemin e sigurimit të objekteve të banimit.
Zëvendësdrejtori i shoqërisë aksionare ”Dardania”, Bali Mahmuti thotë se te qytetarët ende mungon vetëdija për rëndësinë e sigurimit të banesave dhe shtëpive të tyre.”Në kompaninë tonë ne i kishtojmë rëndësi të madhe këtij lloj sigurimi, por mungon interesimi i qytetarëve “ thotë ai. Kontrata për sigurim, sipas Mahmutit arrihet në shumën që e cakton kantraktuesi i sigurimit, në kuadër të kushteve të përcaktuara të tarifës së premisë apo rregullativës ligjore.
Ndërsa, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i kompanisë ”Siguria”, Rrahim Pacolli, thotë se kompania e tij ka 45 mijë klientë, kurse prej tyre 5.000 janë klientë vullnetarë, që i kanë siguruar shtëpitë dhe banesat.Sa i përket kompensimit të dëmeve, ai permend rastine fundit të Raiffaisen Bankës, të cilës iu vodhën para në vlerë prej 500 mijë eurove. Por kjo bankë e kishte bërë sigurimin e parave dhe transport në kompanisë ”Siguria”. ”Tërë dëmin që i është shkaktuar Raiffaisen Bank, kompania “Siguria”, ia ka kampensuar brenda afatit të paraparë kohor me kontratën e sigurimit” thotë Pacolli. Sipas tij, qëllimi i kompanisë “Siguria” është që klientët t’i bëjë të ndihen të sigurt. ”Në momentet më kritike ne jemi pranë klientëve,duke i zhdëmtuar ata deri në centin e fundit”, thotë ai.
“Dardania”: Mbi 13mijë euro zhdëmtim “Banjska Transit”
Një dëm që i është shkaktuar kompanisë ”Banjska Transit” në Vushtri i ka kushtuar shoqërisë aksionare “Dardania” 13.634euro. ”Ne ia kompensuam dëmin ”Banjska Transit”, thotë Bali Mahmuti, zv.drejtor i SH.A”Dardania”.
“Siguria”:500.000euro zhdëmtim Raffaisen Bankës
Komapania e sigurimeve “Siguria” si dëmshpërblim ia ka paguar Raffaisen Bankës 500 mijë euro. Zëvendësdrejtori i “Sigurisë” Rrahim Pacolli thotë se Raiffaisen e ka pasur të siguruar sistemin e parave në kasafortë dhe në transport. ”Tërë dëmin që i është shkaktuar Raffaisen Bank, kompania ‘Siguria’ ia ka kompensuar Brenda afatit të paraparë kohor me kontratën e sigurimit”, tha Pacolli.
Pacolli spjegon edhe kushtet e sigurimit të shtëpive dhe banesave në këtë kompani sigurimesh.
“Sigurimi vjetor i shtëpisë është 1 euro për një meter katror, kurse 80 centë për meter katror të banesës. Në rast të djegies së tërësishme apo të pjesërishme të banesës ose shtëpisë, ne do ta zhdëmtojmë dëmin 100 për qind. D.m.th deri sa banesa të kthehet në gjendjen e mëparshme”. thotë Pacolli.
Rreth sigurimit të banesave dhe shtëpive të banimit ngjashëm vepron ”Kosova e Re”. Shefqet Malushaj, përgjegjës për sigurimin e pronës, mendon se qytetarët nuk e bëjnë sigurimin e banesave vetëm për arsye materiale. ”Nuk ka arsye tjeter”, thotë ai, duke shtuar se kjo kompani ka rreth 100 klientë, të cilët kanë bërë sigurimin e shtëpive dhe banesave.
Për të plotësuar nevojat tuaja, ne kemi krijuar shumëllojshmëri produktesh, zgjidheni atë që ju përshtatet më së miri!
Duke patur parasysh zhvillimin e tregut dhe objektivat që kërkojmë të arrijmë në lidhje me produktet e pronës është e pa mundur që...
Nuk ofrojnë mbulesë, garancion dhe
shërbim të barabartë. të gjitha kompanitë e sigurimeve.