Akuzat e Sigurisë 
PRISHTINË, 31 KORRIK - Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacioneve, në tenderin për sigurimin e automjeteve e ka shpallur fitues kompaninë e sigurimeve Dukagjini. Ky vendim ka lënë me gojë hapur kompaninë konkurrente, Siguria. Këta të fundit thonë të jenë shpallur njëherë fitues, e më vonë iu është marrë fitorja nga dora. „I kemi pas bërë gati edhe polisat e sigurimit“,tha Rahim Pacolli drejtor i kompanisë Siguria. Ai tha se nuk është në dijeni se çka ka ndodhur, ngase sipas tij zyra e prokurimit të kësaj ministrie i ka shpallur fitues.
Kompania e sigurimeve , Siguria, u ankua se I është fitorja, pasi ishte shpallur fitues në tenderin për sigurimin e automjeteve të Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikimeve. Në MTT thanë se tenderi ishte transparent.
“Ata na kanë marrë në telefon dhe na kanë thënë se ne jemi fitues të tenderit për sigurimin e automjeteve të tyre. Më pastaj filluam të dyshojmë se procesi po zvarritej dhe vetëm kur një ditë pamë se zyrtarisht është shpallur ditues kompania Dukagjini, e cila ishte më e shtrenjtë se ne”, tha Pacolli.
Siguria ishte për rreth 3 mijë euro më e lire se kompania Dukagjini duke ofertuar me 61 mijë euro për sigurimin e automjeteve të kësaj ministrie, ndërsa Dukagjini ishte ofertuar me 64 mijë e 450 euro.
Kompanitë tjera ishin dukshëm më të shtrenjta në ofertat e tyre për të siguruar automjetet e kësaj ministrie. Kështu Sigal ofertoi afërsisht sa Dukagjini me 64 mijë e 650 euro, Kosova e Re me 80 mijë e 300 euro, Sigma me 94 mijë e 700 euro, ndërsa Dardania ishte më e shtrenjta me 99 mijë e 200 euro.
“Prapa kësaj parregullsie qëndron dikush dhe rasti duhet të hulumtohet. Rasti lë të dyshohet për korrupsion të mundshëm dhe shkelje të rregullave të prokurimit” tha Pacolli, duke pyetur se si ka mundësi që të fitoj një ofertë më e shtrenjtë. “Shpresojmë që Ministria, apo persona përgjegjës të marrin masa ndaj kësaj dukurie negative”, shtoi ai. Zëdhënësi i ministrisë Shefki Ukaj, tha se procesi i tenderit për sigurimin e automjeteve ka qenë në rregull dhe transparent.
“Kanë marrë pjesë në tender shumë konkurrentë. Tenderi ka qenë transparent. Kompania Dukagjini i ka ofruar kushtet më të mirat, prandaj edhe e ka fituar tenderin,“ tha Ukaj. Ai nuk i ka komentuar çmimet e konkurrentëve.
Tenderi për sigurimin e automjeteve qe shpallur në muajin prill, ndërsa dita e fundit e ofertave ka qenë 12 maji, ditë edhe kur janë hapur publikisht ofertat.
Rreth sigurimit të automjeteve apo tendereve për sigurim në përgjithësi që kanë bërë institucionet apo kompanitë publike, vazhdimisht ka pasur akuza të ndryshme për parregullsi, ku fitonin ofertat me çmime më të larta. Ndër ta ishte tenderi për sigurimin e Aeroportit, si dhe ai për hekurudhat e UNMIK-ut.
LAJM
e diell, 31 korrik 2005
Për të plotësuar nevojat tuaja, ne kemi krijuar shumëllojshmëri produktesh, zgjidheni atë që ju përshtatet më së miri!
Duke patur parasysh zhvillimin e tregut dhe objektivat që kërkojmë të arrijmë në lidhje me produktet e pronës është e pa mundur që...
Nuk ofrojnë mbulesë, garancion dhe
shërbim të barabartë. të gjitha kompanitë e sigurimeve.