Siguria Logo
english | shqip

Bisedë me drejtorin e përgjithshëm të kompanisë së sigurimeve "Siguria", Rrahim Paco

Bisedë me drejtorin e përgjithshëm të kompanisë së sigurimeve "Siguria", Rrahim Pacolli

Siguria edhe me sigurime shëndetësore

Kompania e sigurimeve "Siguria" sjell risi në tregun e sigurimeve, duke ofruar tashmë edhe sigurime shëndetësore për të gjitha shtresat e shoqërisë

Infopress: Kompania Siguria kohëve të fundit është tërhequr nga prezantimi nëpër media. Pse kjo heshtje?

Pacolli: Kompania Siguria muajt e fundit ishte shumë e përkushtuar ndaj klientëve të saj dhe punës së madhe rreth përgaditjeve të nevojshme pëe hedhjen në treg të sigurimit, i cili i ka munguar Kosovës dhe popullit të saj, e për të cilin na u deshtë një kohë relativisht e madhe për të bërë analizat e tregut dhe përpunimin e produktit në përputhje me nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë, pra flasim për sigurimin shëndetësor, i cili ka filluar t'u ofrohet klientëve, dhe i cili është i kapshëm pothuajse pëe secliën shtresë të shoqerisë.

Infopress: Por a s'është i shtrejtë ky sigurim. C'fare mund të na thoni për cmimet e sigurimit shëndetësor ?

Pacolli: Kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse na u deshtë një periudhë kaq e gjatë kohore për të lëshuar në treg këtë lloj të sigurimit, që do të ishte i pakshëm për të gjitha klasat e shoqërisë.
Ky lloj produkti do të mund të blihet nga të gjithë personat e interesuar dhe pavarësisht nga gatishmëria e tyre për të paguar lartësinë e primit do t'u ofrohet edhe mbulimi.
Cmimi përfundimtar i këtij sigurimi në asnjë mënyrë nuk i tejkalon mundësitë financiare të klientëve, ndërsa mënyra e pagesës zgjedhet nga vetë klienti.

Infopress: Thuhet se ju keni paguar kohëve të fundit një dëm qe kap një vlerë të madhe. Për cfarë është fjala ?

Pacolli: Po është e vërtetë kjo qe keni dëgjuar. Bëhet fjalë pikërisht për klientin "Albi Commerce", dëmi i të cilit erdhi si pasojë e shpërthimit të zjarrit në deponë e tyre të mallrave në fshatin Bardhosh. Klienti i lartpërmendur e kishte të siguriar pasurinë e tij në kompanine tonë të sigurimeve, prandaj ne kryem detyrën tonë dhe i ndihmuan klientit. Bëhet fjalë për një dëm në vlerë prej 449,668.00 eurosh, i cili u pagua brenda periudhës 2-mujore nga data e paraqitjes së dëmit.
Pra, Siguria paratë e mbledhura nga primet e sigurimeve i menaxhon në mënyren më të mirë të mundshme dhe i shfrytëzon pikërisht pëe pagesën e dëmeve të klietëve.
Dihet se qllimi i zhdëmtimit të klientit është qe atë ta sjellë në gjendjen në të cilën gjendej para ditës së ndodhjes së dëmit.
Pra, pas kryerjes së obligimit tonë, ajo humbje nuk la kurrfarë gjurme në suksesin e klientit tonë, gjë e cila na bënë të ndihemi mirë.

Infopres: Meqë në Kosovë veprojnë disa kompani të sigurimeve, ndërsa tregu i sigurimeve po zhvillihet shpejt, si e sheh te ardhmen kompania juaj?

Pacolli: Siguria është orientuar nga klientët dhe nevojat e tyre.Produktet qe ofrojmë janë të përsosura dhe komplete, kështu që tërë energjia, përkushtimi dhe puna e palodhshme e stafit të kompanisë është e orientuar drejt plotësimit të nevojave të konsumatorëve, ofrimit të shërbimeve cilësore të shpejta dhe profesionale.
Përgjegjësitë dhe obligimet e shumta qe dalin nga marrëdhënia ime e punës dhe fakti qe udhqheqi njërën nga kompanitë më të sukseshme të tregut të Kosovës, që numëron rreth 180 punëtorë është një treguese e qartë se tërë kohën time dhe kapacitetin ti profesional ia kam dedikuar suksesit të kompanisë.
Tani kur tregu i sigurimeve po përjeton ndryshime të mëdha dhe po zhvillohet shumë shpejt, kështu qe duhet të jemi shumë vigjilentë, dhe syhapur karshi zhvillimeve të tregut të sigurimeve në përgjithësi , për të qenë i gatshëm që ti përshtatem ndryshimeve,kërkesave dhe nevojave të tregut.
Por, një meritë për punën e gjertanishme kanë bashkëpunëtorët, klientët dhe stafi i kompanisë.

Produktet

Për të plotësuar nevojat tuaja, ne kemi krijuar shumëllojshmëri produktesh, zgjidheni atë që ju përshtatet më së miri!

Ri-Sigurimi

Duke patur parasysh zhvillimin e tregut dhe objektivat që kërkojmë të arrijmë në lidhje me produktet e pronës është e pa mundur që...


Nuk ofrojnë mbulesë, garancion dhe shërbim të barabartë. të gjitha kompanitë e sigurimeve.
SIGURIA do t'ju ndihmojë ta zgjedhni mbulesën më adekuate për ju...