Mbt: Intervistë: Rrahim Pacolli, drejtor i Kompanisë së Sigurimeve “Siguria”
T: Rastësisht nuk jemi më të mirët 
Nt: “Siguria” nuk është rastësisht lidere e tregut dhe kompani mjaft e fuqishme në aspektin financiar. Suksesit tonë i paraprijnë objektivat dhe qëllimet e qarta që kemi, kurse te këta objektiva na shpijnë rrugët që kemi vendosur t’i ndjekim. Jemi konsekuentë në planin tonë të suksesit, të cilin e freskojmë kohë pas kohe
Prishtinë, 27 qershor - Kompania e Sigurimeve “Siguria” zotëron pjesën më të madhe të tregut të sigurimeve në Kosovë. Drejtori i përgjithshëm i saj, Rrahim Pacolli, në një intervistë ekskluzive për “Lajm”, tregon se rruga e suksesit është trasuar kaherë dhe në mënyrë të kujdesshme. Së pari duke zgjedhur kuadrat, duke i aftësuar ata, por edhe me një përkujdesje të posaçme ndaj klientëve, respektivisht të të siguruarve
Lajm: Sa e mbizotëroni tregun e sigurimeve në Kosovë?
Pacolli : Kompania e Sigurimeve “Siguria” momentalisht ka 23 deri në 25 për qind të tregut të sigurimeve në Kosove.
Lajm: Kujt ia përshkruani suksesin e kompanisë suaj?
Pacolli: Do t’ju rikujtoja se kompania “Siguria” nuk është rastësisht lidere e tregut dhe kompani mjaft e fuqishme në aspektin financiar. Suksesit tonë i paraprijnë objektivat dhe qëllimet e qarta që kemi, kurse te këta objektiva na shpijnë rrugët që kemi vendosur t’i ndjekim. Jemi konsekuentë në planin tonë të suksesit dhe atë e freskojmë kohë pas kohe, duke ia përshtatur nevojave dhe kërkesave të tregut. Padyshim se për të qenë një kompani e suksesshme, duhet të kesh pranë vetes njerëz të kualifikuar e fleksibilë, të cilët do të japin maksimumin për të kënaqur nevojat dhe kërkesat e klientëve. Prandaj kompania “Siguria” zgjodhi me shumë kujdes stafin dhe partnerët e saj.
Lajm; Çfarë produkte keni future në treg?
Pacolli: Kompania “Siguria” disponon me një portfolio të pasur produktesh të sigurimit, si: sigurimi i autopërgjegjësisë TPL dhe TPL + ( sigurimi kufitar); sigurimi ‘kasko’; sigurimi i shëndetit; sigurimi nga aksidentet personale; sigurimi i shëndetit në udhëtim; sigurimi i shtëpisë-banesës; sigurimi i pronës, hoteleve, restoranteve, derivateve të naftës; sigurimi i bankave, zyrave administrative, qendrave tregtare; sigurimi i përgjegjësisë publike, profesionale; sigurimi i të gjitha rreziqeve gjatë ndërtimit; sigurimi i mallrave gjatë transportit ; sigurimi i parave në kasaforta dhe në transport etj.
Lajm: A keni produkte të reja që keni futur në treg?
Pacolli: Kompania ka futur tashmë në treg sigurimin shëndetësor,
i cili ofron mbulesa shumë të volitshme për grupmosha dhe kategori të ndryshme personash, varësisht nga kërkesat dhe mundësitë e tyre financiare. Gjithashtu kanë mundësi të zgjedhin mes katër llojeve të sigurimit shëndetësor që i kemi lansuar, si: sigurimi ‘bronz’; sigurimi ‘argjend’, sigurimi ‘ari’ dhe sigurimi ‘diamant’. Kurse për sigurimin e jetës jemi në bisedime me partnerë të ndryshëm, si dhe në pritje të përmirësimit të infrastrukturës ligjore, të domosdoshme për të na siguruar një ambient të sigurt për investime.
Lajm: Çfarë bilanci ka kompania e juaj?
Pacolli: Bilanci jonë tregon qartë se “Siguria” gjatë vitit të kaluar ka rritur ndjeshëm kapacitetin e shitjes së produkteve të ndryshme, sidomos atyre vullnetare. Kështu që gjatë vitit në vijim presim shifra edhe më të mëdha nga premitë e sigurimeve.
Lajm: “Siguria” është kompania që paguan më së shumti për dëme. A mund të na tregoni se sa është vëllimi i tyre ?
Pacolli: Policat e shitura të sigurimit janë në përpjesëtim të drejtë me numrin e dëmeve të ndodhura. Vetë fakti që kemi numër të madh të klientëve, flet qartë se edhe numri i dëmeve është i madh. Frekuenca e dëmeve të vogla është mjaft e madhe, por kemi edhe dëme të mëdha që kalojnë shifrat 100 mijë e deri në 500 mijë euro. Përkundër obligimeve ligjore, që dalin nga kontratat e sigurimeve për të zhdëmtuar të siguruarit e saj dhe palët e treta ,”Siguria” këtë obligim e përmbush brenda afateve më të shkurtra kohore të mundshme, duke i shkurtuar procedurat e pagesave në minimum.
Lajm: Sa polica të shitura keni aktualisht?
Pacolli: Gjatë viteve të kaluara kemi bërë shumë punë dhe jemi përqendruar kryesisht në vetëdijesimin e opinionit dhe të klientelës sonë rreth produkteve të sigurimit vullnetar. Këtë e kemi bërë përmes kanaleve të ndryshme informative, si televizionit, gazetave e radiove. Po ashtu kemi biseduar edhe personalisht me klientët, ashtu që t’i njoftojmë me beneficionet dhe mbulimet e ndryshme. E tëra tashmë është shpaguar, sepse klientët kanë filluar të vijnë vetë në zyrat tona dhe të kërkojnë lloje të ndryshme të mbulimeve, varësisht prej nevojave të tyre.
Lajm: Në sa regjione është e shtrirë “Siguria”?
Pacolli: “Siguria” ka një rrjet shumë të përsosur e të organizuar. Jemi të shtrirë nga të gjitha anët e Kosovës, në të gjitha qytetet. Përmes përfaqësive tona, dhe agjentëve të trajnuar në lëmine e sigurimeve, klientëve tanë u ofrohen shërbime të njëjta në të gjitha qendrat dhe pikat tona të shitjes.
Lajm: Si e vlerësoni tregun e sigurimeve në Kosovë ?
Pacolli: Tregu i sigurimeve në Kosovë është i vogël sa i përket numrit të klientëve, duke marrë parasysh edhe numrin e përgjithshëm të popullsisë. Por, meqë këtu veprojnë gjithsej nëntë kompani të sigurimeve, padyshim se konkurrenca është mjaft e madhe dhe rruga për ta mbajtur kompaninë tonë në pozicionin që e kemi momentalisht është e mjaft e lodhshme dhe e vështirë. Kjo pa një strategji dhe politikë menaxhuese të mirëfilltë dhe fleksibile nuk do të mund të arrihej asnjëherë. Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës mbikëqyr kompanitë e sigurimeve dhe me mekanizmat kontrollues kujdeset që të gjitha kompanitë të jenë të barabarta në garën e tyre për të përfituar pjesën me të madhe të tregut, duke krijuar atmosferë dhe konkurrencë të shëndoshë në tregun e sigurimeve.
Lajm: A mund të zgjerohet ky treg ?
Pacolli: Patjetër që mendojmë ta zgjerojmë tregun në një të ardhme të afërt. Por, këto do t’i bëjmë të njohura pasi të vendosim afatet e sakta kohore, si, kur dhe ku… Jemi duke punuar mjaft në këtë drejtim, por ajo që na zvarrit pak është fakti se nuk dëshirojmë të hyjmë në një treg nga ku do të dalim si humbës. Për këtë qëllim bëjmë analizat dhe studimet paraprake të tregjeve potenciale dhe pastaj shohim se ku do mund të korrim suksese. Qëllimi primar i KS “Siguria” mbetet rritja e numrit të klientëve.
Lajm: Në raport me rajonin, si është tregu i sigurimeve në Kosovë ?
Pacolli: Tregu i sigurimeve në Kosovë qëndron shumë mirë në raport me rajonin. Duke marrë parasysh se infrastruktura ligjore e sigurimeve është e bazuar dhe shumë e ngjashme me atë evropiane, njëkohësisht edhe shumë fleksibile, kjo na bën të jemi në hap me kompanitë tjera, jo vetëm në rajon përreth, por në tërë Evropën. Njëkohësisht mund t’i përcjellim të gjitha ndryshimet që ndodhin në botën e sigurimeve moderne. Stafi i kompanive të sigurimeve në Kosovë është mjaft mirë i përgatitur nga profesorë të njohur të industrisë së sigurimeve, gjë që na mundëson të jemi profesionalë dhe të përgatitur mirë në ofrimin e shërbimeve dhe të produkteve.
Për të plotësuar nevojat tuaja, ne kemi krijuar shumëllojshmëri produktesh, zgjidheni atë që ju përshtatet më së miri!
Duke patur parasysh zhvillimin e tregut dhe objektivat që kërkojmë të arrijmë në lidhje me produktet e pronës është e pa mundur që...
Nuk ofrojnë mbulesë, garancion dhe
shërbim të barabartë. të gjitha kompanitë e sigurimeve.