Siguria Logo
english | shqip

Kompania e Sigurime "Siguria" , Lider

KS "Siguria" kontrollon rreth një të pestën e tregut të sigurimeve, llogaritur sipas numrit të policave të shitura që nga janari deri në
muajin tetor. Ndërkaq, duke llogaritur sipas shumës së mjeteve të arkëtuara, pjesëmarrja e kësaj kompanie kalon 21 përqindëshin,
duke lënë prapa të gjithë siguruesit e tjerë në Kosovë. Kjo kompani, po ashtu, është zgjedhur taksapaguesi më i mirë

Prishtinë, 27 dhjetor -

Hisen më të madhe në tregun e sigurimeve në Kosovë vazhdon ta ketë kompania "Siguria". Ajo kontrollon rreth një të pestën e tij, llogaritur sipas numrit
të policave të shitura që nga janari deri në muajin tetor.
Ndërkaq, llogaritur sipas shumës së mjeteve të arkëtuara, atëherë pjesëmarrja e kësaj kompanie kalon 21 përqindëshin, duke lënë prapa të gjithë siguruesit e tjerë në Kosovë. Drejtues të KS "Siguria", suksesin e kompanisë e shohin te puna profesionale që kanë bërë gjatë tërë kohës. Rrahim Pacolli, drejtor i përgjithshëm i KS "Siguria", vlerëson se ka shumë faktorë që kanë ndikuar në suksesin e KS-së, por sipas tij, një pjesë e madhe e këtij suksesi u takon bashkëpunëtoreve të tij, partnerëve dhe klientëve, pa të cilët vështirë se do të mund të ekzistonte kompania."
Punëtorët e kompanisë kanë merita të mëdha në këtë sukses, sepse pa një punë të tyre kaq profesionale, nuk do të ishim këtu.

  Drejtori i pergjithshem


Kishim mjaft pune dhe obligime, kurse orari im i punës i kalonte 15 orë në ditë, por më është shpaguar mundi, sepse jemi ndër kompanitë
më të suksesshme të vitit". Pacolli një pjesë të suksesit e mbështet edhe në atë, pasi "Siguria" për vitin e kaluar është zgjedhur taksapaguesi
më i mirë. "Po ashtu, jemi zgjedhur edhe taksapaguesi më i mirë për këtë vit". Drejtori i KS "Siguria", konkurrencën brenda tregut të sigurimeve e sheh mjaft të ashpër. "Në tregun e Kosovës operojnë gjithsej 9 kompani të sigurimeve.
Mund ta merrni me mend se çfarë konkurrence ekziston në mes të tyre duke e ditur se gjitha kompanitë e sigurimeve ofrojnë çmimet e njëjta për sigurimin e auto-përgjegjësisë ndaj palës së tretë, i cili sigurim është produkti kryesor i të gjitha kompanive".
Pacolli shprehet se konkurrenca mes kompanive të sigurimeve zhvillohet në sferën e shërbimeve që fron secila kompani dhe në shërbimin
e dëmeve të klientëve. "Është një konkurrencë të cilën nuk do të mund ta nënvlerësoje, përkundrazi do të thoja se na inkurajon të punojmë edhe me shumë dhe të ofrojmë maksimumin", tha në frymën e gjithë kësaj konkurrence KS "Siguria" ka afër 27 për qind të tregut të përgjithshëm. Pacolli u
shpreh se sigurimi i pronës është duke u zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme dhe ka shënuar rritje
që nga hedhja e tij në treg. "Në vazhdën e përpjekjeve tona për të sensibilizuar opinionin e gjerë për beneficionet e Sigurimit të Pronës,
ky lloj sigurimi është duke u zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme dhe ka shënuar një rritje evidente që nga hedhja e tij në treg". Sipas tij, një menaxher i mirë asnjëherë nuk kënaqet me rezultatet e arritura, sepse çdo herë pretendon shumë e më shumë. "Këtë pretendoj edhe unë dhe nuk mund të them se jam i kënaqur me shitjen e produktit të pronës, sepse konsideroj se është një produkt të cilin normalisht do të duhej ta blinin të gjithë personat që kanë një biznes apo ushtrojnë një veprimtari të caktuar. Ky produkt do të ishte mbrojtja më e mirë për ta. Sigurimi i jetës nuk ofrohet ende në tregun
tonë". Për vitin e ardhshëm, Pacolli pohon se KS "Siguria" do u ofrojë të gjitha llojet e produkteve të sigurimit të cilat kërkohen në tregun e sigurimeve në Kosovë, duke filluar nga sigurimet më të thjeshta deri tek ato më të ndërlikuara. "Por patjetërse ne nuk do të ndalemi këtu,
por do të vazhdojmë të përsosim produktet tona ekzistuese dhe ta freskojmë tregun tonë gjatë tërë vitit të ardhshëm".


Respekt për klientët

"Siguria" në të njëjtën kohë ka treguar edhe respekt më të madh ndaj të siguruarave. Kjo vërehet përmes shumës së dëmeve të kompensuara.
Ajo u ka kthyer 27 për qind të parave që kanë paguar. Statistikat tregojnë se të siguruarit nuk presin gjatë për të fituar kompensimin, ndërkaq ka kompani të cilat procedurat i zvarrisin nëpër gjykatë, me të vetmin qëllim që paratë sa më gjatë t'i mbajnë në qarkullim, e në fund t'iu kthehen të siguruarave të dëmtuar.

Siguria ka rreth 50 mijë të siguruar

Sipas të dhënave zyrtare, "Siguria" ka 45.713 të siguruar, me një tendencë të rritjes si te auto-përgjegjësia, ashtu edhe te sigurimet vullnetare.
Në bazë të kësaj shitjeje, ajo ka realizuar afër 7,5 milionë euro, që është një rritje shumë e madhe krahasuar me një vit më parë. Trendet e kësaj kompanie kanë zhvillim më të hovshëm se ato në tregun e sigurimeve në Kosovë. Qarkullimi i tërësishëm në këtë treg prej janarit deri në tetor, është pak më shumë se 46 milionë euro, që ka një rritje 2,4 për qind.

Produktet

Për të plotësuar nevojat tuaja, ne kemi krijuar shumëllojshmëri produktesh, zgjidheni atë që ju përshtatet më së miri!

Ri-Sigurimi

Duke patur parasysh zhvillimin e tregut dhe objektivat që kërkojmë të arrijmë në lidhje me produktet e pronës është e pa mundur që...


Nuk ofrojnë mbulesë, garancion dhe shërbim të barabartë. të gjitha kompanitë e sigurimeve.
SIGURIA do t'ju ndihmojë ta zgjedhni mbulesën më adekuate për ju...