Një delegacion I anëtarëve të Bordit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës do të vizitojnë fshatin Gërdec, ku para 5 ditësh ndodhi shpërthimi I depos ushtarake.
Ata do I dorëzojnë kryeministrit Sali Berisha 150 mijë euro, si ndihmë për të mbijetuarit e kësaj tragjedie
Bordi I Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës ka ndarë të mërkurën 150 mijë euro ndihmë për familjet që kanë pësuar nga fatkeqësia që e ka goditur fshatin Gërdec të komunës së Vorës.
Në një takim me gazetarë, kryetari I Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Ivica Pezo, tha se drejtorët e të gjitha Kompanive të Sigurimeve në Kosovë kanë marrë vendim që të ndihmojnë shtetin shqiptar, pas tragjedisë që ndodhi në fshatin Gërdec,ku humbën jetën më shumë se 20 qytetarë, si dhe mbi 240 të tjerë pësuan lëndime trupore. “Të mërkurën I gjithë bordi I drejtorëve do të udhëtoje në Shqipëri për të vizituar vendin ku ndodhi tragjedia, për të shprehur dhembjen tonë dhe njëkohësisht dhe solidaritetin për të ndihmuar ata që pësuan në këtë tragjedi”.
Sipas tij, tragjedi të tilla mund t’I ndodhin secilit, andaj sipas tij është me rëndësi që në këto raste njerëzit të tregohen human me ata që kanë pësuar.”Nëse është nevoja, Shqipërinë do ta ndihmojmë edhe më tej për të tejkaluar këtë situatë, e cila na ka lënduar të gjithëve”. 
Ndërkaq, Rrahim Pacolli, drejtori I kompanisë së sigurimeve “Siguria” së bashku me anëtarë të tjerë të bordit të shoqatës, do të vizitojë për së afërmi të mbijetuarit e tragjedisë së Gërdecit. Ai thotë se kjo ndihmë sadopak do t’I ndihmojë ata të zbusin gjendjen e rëndë që u ka shkaktuar kjo tragjedi. “Ju shpreh ngushëllimet e mia familjeve për humbjen e të afërmeve të tyre dhe uroj që të gjithë të mbijetuarit të gjejnë forcën e të vazhdojnë jetën e tyre pas kësaj tragjedie që goditi mbarë kombin shqiptar. Paqja qoftë mbi të gjithë ne”.
Ai thotë se gjatë vizitës në Shqipëri do të kenë takim me kryeministrin Berisha, por edhe me zyrtarë të lartë të institucioneve te shtetit shqiptarë.
Për të plotësuar nevojat tuaja, ne kemi krijuar shumëllojshmëri produktesh, zgjidheni atë që ju përshtatet më së miri!
Duke patur parasysh zhvillimin e tregut dhe objektivat që kërkojmë të arrijmë në lidhje me produktet e pronës është e pa mundur që...
Nuk ofrojnë mbulesë, garancion dhe
shërbim të barabartë. të gjitha kompanitë e sigurimeve.