Kompania e Sigurimeve SIGURIA, duke qene Kompani Lidere ne Tregun Sigurimeve ne Kosove, dhe duke qene e perkushtuar drejt permbushjes se nevojave te klienteve te saj, krahas produkteve te sigurimit te ofruara deri me tani, ka marre licensen dhe ka startuar me shitjen e polisave te Garancioneve. Çertifikatat e garancise per sigurimet e Garancioneve, garantojne permbushjen e detyrimeve te Tenderueseve, Kontraktueseve ndaj Perfituesit (Autoritetit Kontraktues) te Garancise.
Kompania jone ju ofron Garnacionet e Ofertes, Kontrates/Ekzekutimit dhe Garancionin e Avansit.
Sigurimi i Garancionit te Ofertes
Garancioni i Ofertes, mbulon detyrimet e Perfituesit (Autoritetit Kontraktues) ne rast se Operatori Ekonomik:
>Tërhiqet përpara zhvillimit të tenderit
>Nuk lidh kontraten brenda periudhes së vlefshmerisë së ofertës, ne raste kur del fitues
>Të paguaj cdo detyrim qe mbulon çertifikata e Garancise se Ofertes, kur është vërtetuar se kane ndodhur me faj të Tenderuesit,
Sigurimi i Garancionit te Kontrates
Sigurimi i Garancionit te Kontrates, siguron Përfituesin, ne kushtet kur Kontraktuesi nuk plotëson detyrimet e tije kontraktuese kundrejt Perfituesit, plotësimin e detyrimeve të Kontraktuesit, detyrime këto që rrjedhin Kontraktuesit nga kontrata e caktuar.
Kjo kontrate e garancionit lidhet me qellim të forcimit të besimit mbi shlyerjen e detyrimeve të Kontraktuesit ndaj Perfituesit. Mbështetur në këtë Kontratë, Garantuesi merr përsipër që të plotësojë cdo detyrim kontraktor i cili është i garantuar nga kjo kontratë.
Sigurimi i Garancionit te avansit
Garantuesi K.S. SIGURIA merr përsipër që në rast se Kontraktuesi nuk u përgjigjet detyrimeve të tijë PËRFITUESIT,të shumës së garantuar ,të plotësojë detyrimet deri në shumën e garantuar siq përcakatohet me Certifikaten e Garancise se Avansit dhe në kushtet e kontratës mbi bazën e të cilës lëshohet kjo Garanci.
Procedurat e sigurimit tek ne, jane shume te thjeshta, te lehta dhe te shpejta.
Ju lutemi, ne rast se jeni te interesuar per ndonje prej ketyre garancioneve, plotesoni formen Propozuese apo vizitoni zyrat tona, per me shume informacione lidhur me ndonjeren forme te Garancise te cekur me larte.
Shkakro ketu: Forma propozuese per Sigurimin e Garancionit
Për të plotësuar nevojat tuaja, ne kemi krijuar shumëllojshmëri produktesh, zgjidheni atë që ju përshtatet më së miri!
Duke patur parasysh zhvillimin e tregut dhe objektivat që kërkojmë të arrijmë në lidhje me produktet e pronës është e pa mundur që...
Nuk ofrojnë mbulesë, garancion dhe
shërbim të barabartë. të gjitha kompanitë e sigurimeve.