Për kompanitë e sigurimeve është një barrë e rëndë dhe e padrejtë që të paguajnë për dëmet të cilat në kosovë i shkaktojnë automjetet me regjistrime të Serbisë.
Janë rreth 1. 3 milion euro dëme të shkaktuara nga automjetet e vendit fqinj, të cilat me vendim të UNMIK-ut nuk paguajnë sigurimin gjatë hyrjes në Kosovë, ndërsa dëmet e tyre vazhdojnë t'i paguajnë nëntë kompanitë kosovare
të sigurimeve.
Përfaqësuesit e kompanive të sigurimeve dhe ekspertët e
ekonomisë thonë se ky është një dëm që i shkaktohet ekonomisë vendore dhe zhvillimin e këtij biznesi privat dhe kërkojnë që Qeveria të marrë masa urgjente për mbrojtjen e bizneseve të vendit. Nagip Skënderin, ekspert i
marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare, tha për gazetën
se fusha e sigurimeve është sferë shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit, sepse tashmë është një industri më vete, sidomos tani që ka forma të ndryshme të sigurimeve. Ai kërkon zgjidhje në kuadër të marrëdhënieve juridike-civile me elementë të huaj. "Kjo çështje është objekt i së drejtës ekonomike, që ata të paguajnë këtu, ose nëse ata shkaktojnë dëme në shtetin ku nuk kanë paguar sigurimin, atëherë dëmin duhet ta paguajnë kompanitë e
sigurimeve ku ato makina janë të siguruara". Prof. Skënderi pret që Qeveria të mbrojë kompanitë nga këto padrejtësi ekonomike dhe të zbatojë parimet ekonomike. "Pavarësisht se Kosova nuk është në marrëdhënie zyrtare bilaterale
ekonomike me Serbinë, sipas të drejtës ndërkombëtare, ata duhet të paguajnë për dëmet e shkaktuara", tha ai për "lajm".
Për Safet Gërxhaliun, drejtor i marrëdhënieve me jashtë pranë Odës Ekonomike të Kosovës, faji për këtë bie tek institucionet e Kosovës. Komunitet i biznesit, sipas tij, e ka ngritur shpesh këtë shqetësim, sepse fjala është për një dukuri e cila gëlltit miliona euro në dëm të bizneseve të vendit. "Ky është çmimi që paguan Kosova për hir të servilitetit të atyre personave që janë vënë në disa poste kyçe për ekonominë e vendit, që i mbrojnë interesat e klaneve dhe që më shumë dëmtojnë interesat e Kosovës dhe të biznesit sesa i mbrojnë ato".
Ndërkaq, sipas statistikave të Shoqatës së Sigurimeve, e përbërë nga nëntë kompanitë e sigurimeve që operojnë në Kosovë, automjetet me regjistrime të Serbisë dhe ato që mbajnë regjistrime të vjetra të Kosovës (Pr, Ur, Km etj.) vetëm në nëntë muajt e fundit kanë shkaktuar 152 dëme në Kosovë. Fatime Kelmendi, drejtoreshë e Fondit të Garancisë pranë Shoqatës se Sigurimeve, tha për gazetën se pagesa që bën ky fond është vërtet një barrë e rëndë për kompanitë e sigurimeve të cilat janë biznese private. "Ne kërkojmë që të zbatohet Rregulli 3 i Bankës Qendrore të Kosovës, që nënkupton se çdo veturë që ka tabela të huaja, të paguajë policë kufitare". Automjetet me regjistrime të
Serbisë nuk paguajnë këtë sigurim kur hyjnë në Kosovë sipas një vendimi të UNMIK-ut të vitit 2003. Ky vendim është vazhduar disa herë, ndërsa herën e fundit është vazhduar nga Përfaqësuesi special në prill të këtij viti. Në Ministrinë e Brendshme të Kosovës thanë se vendimet e PSSP-së mbeten në fuqi dhe janë të zbatueshme për institucionet e
shtetit të Kosovës. Këshilltari i lartë politik në MPB, Fisnik
Rexhepi, tha për "lajm" se këto regjistrime do të vazhdojnë të mbeten të paktën deri në qershorin e vitit të ardhshëm.
"Çështja e rregullimit, regjistrimit, qarkullimit dhe e tabelave
është e rregulluar me Ligjin për komunikacionin rrugor dhe
Udhëzimin administrativ 02/2008 dhe me dhënien e targave
të reja të Kosovës do të përmbyllet edhe kjo çështje".
Pacolli: Pagesat që na imponohen, janë absurde
Drejtori i kompanisë së sigurimeve "Siguria", Rrahim Pacolli, e vlerëson si shqetësues jo vetëm dëmin që u shkaktohet bizneseve të sigurimeve, por edhe për mungesën e masave reciproke në raport me Serbinë. Sipas tij, qytetarët e Kosovës kur hyjnë në Serbi detyrohen të paguajnë shuma marramendëse për sigurimin e automjeteve. "Por, jo vetëm kaq, ata keqtrajtohen duke ua hequr targat dhe duke u vënë targa të tjera. Në anën tjetër,
kur qytetarët e Serbisë hyjnë në Kosovë, ata jo vetëm që nuk paguajnë policën e sigurimeve, por madje kompanitë e sigurimeve të Kosovës paguajnë për sigurimin e tyre dhe për dëmet që shkaktojnë ata në vendin tonë. Të mos harrojmë se këto dëme që ata i shkaktojnë, shpesh janë
shumë të mëdha dhe e gjithë kjo dëmton rëndë bizneset e vendit". Sipas tij, me këtë çështje duhet të merret Qeveria, e jo t'u shkaktohen dëme financiare kompanive të sigurimeve. "Shteti ynë nuk aplikon ligjin dhe Rregullin 3 të BPK-së, duke lejuar një qytetar të shtetit të huaj t'i shmanget pagesës së sigurimit. Humbjet janë vërtet të mëdha, sepse të paguash 1. 3 milion euro për dëmet që shkaktojnë qytetarët e huaj, në vend që ato t'i paguajnë kompanitë serbe të sigurimeve, është vërtet një absurd". Pacolli pret që Qeveria të ndërhyjë dhe ta rregullojë këtë çështje, megjithatë nuk fsheh skepticizmin që ka se kjo çështje do të rregullohet së shpejti. "Uroj që ta kem gabim dhe kjo çështje të marrë fund së më shpejt, por atkeqësisht ky është realiteti në të cilin jetojmë".
Për të plotësuar nevojat tuaja, ne kemi krijuar shumëllojshmëri produktesh, zgjidheni atë që ju përshtatet më së miri!
Duke patur parasysh zhvillimin e tregut dhe objektivat që kërkojmë të arrijmë në lidhje me produktet e pronës është e pa mundur që...
Nuk ofrojnë mbulesë, garancion dhe
shërbim të barabartë. të gjitha kompanitë e sigurimeve.